Prokuroria shqiptare ka vënë nën hetim disa qendra të call-centerave në Shqipëri. Kjo ndodhi pasi një shtetase gjermane bën një denoncim për arsye mashtrimi nga naa e operatorëve telefonikë. Thuhet nga burimet e policisë se e huaja, pasi investoi mijëra euro, me premtimin se do përktheheshin në kriptomonedha, vlerat monetare u zhdukën.
Ndërkohë, në emisionin ‘’Opinion’’, gazetarja Lindita Çela shprehet se call center-at në Shqipëri janë shndërruar në një qendër mashtrimi. Ato nisin të joshin klientët me 100euro në platform të caktuara që I tregohen klientit. Këto platform janë fake. Klientëve u tregohet sesi X produkt ka këtë vit në bursë, ka këtë vlerë financiare.Nga ana tjetër personat binden dhe fillon skema e mashtrimit që nga 100 Euro të investohet e të shkojë në 1000 euro shuma.
“Është një armatë e tërë punonjësish që bëjnë mbi 300 telefonata në ditë. Kemi rreshtin e parë të telefonatave që janë punonjës të themi, të nivelit të parë, pa ekspertizë, detyra e tyre është vetëm të bindin. Fillon joshja me 100 Euro. Me 100 Euro në platforma të caktuara që i tregohen klientit. Platformat janë fake, sepse po të futesh në bursë, këto platforma nuk ekzistojnë. Klientëve u tregohet sesi X produkt ka këtë vit në bursë, ka këtë vlerë financiare. Binden personat.
Momentin që binden persona, operatori i nivelit bazik bën shënimet. Më pas, janë operatorët e nivelit të mesmë. Ata kanë për detyrë që personat që kanë investuar 100 Euro ta çojnë në 1 000 Euro. Pjesa që kalon, kemi tavolinën e ekspertëve, e mjeshtrave. Detyra e këtyre personave është të bindin të shkojnë investimet e tyre në vlerat që ne kemi zbuluar që kanë shkuar deri në 400 000 Euro dhe fitimet janë të mëdha. Personat investojnë.
Duke qenë se janë të moshuar, i japin akses operatorit që edhe nëpërmjet teamvieër të futet në kompjuterin e tyre, t’u japin të gjitha të dhënat dhe kartat. Mënyra e pagesës është në të gjitha format. Të gjitha këto para shkojnë në një llogari të caktuar. Kompania mëmë është ajo që kujdeset për degët. Shkojnë në X kompani. Unë si qytetar rri me idenë që kam investuar dhe do marr fitimin. Për x periudhë kohore, le të themi 1 muaj, 2 muaj, sigurisht në këtë platformën e manipuluar ti e ndjek rritjen, por është diçka fake, e klonuar. Vazhdojnë duke investuar dhe një ditë zhduket”, tha Çela.
(A.R/ParlerAlbania.al)