Një fëmijë ne moshën 7-vjeçare është mbytur ditën e sotme në lumin Osum . Policia njofton se i mituri ka qenë duke u larë. Punonjësit e Policisë bashkiake , bashkë me banorë e fshatit kanë kontrolluar rreth zonës pastaj në lumë ku aty është gjetur dhe trupi i pajetë i të miturit.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Marovë , në lumin Osum , shtetasi N.P 7 vjeç , është mbytur gjatë kohë që ka qenë duke u larë . Punonjësit e Policisë bashkë me banorët e fshatit , pasi kanë kontrolluar kanë gjetur trupin e pajetë. Gurupi hetimot po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







