Home Lajme nga Vendi Cfarë po ndodh në qëndrën e vaksinimit, I gjithë vendi bosh askush nuk po shkon që të vaksinohet …

Cfarë po ndodh në qëndrën e vaksinimit, I gjithë vendi bosh askush nuk po shkon që të vaksinohet …

nga Aida Shtino

Një fenomen I përhapur po vihet re në disa qytete të vendit tonë.Qëndrat e vaksinimit sa vijnë e më bosh duken.

Një tjetër qytet është duke hasur probleme me vaksinimin. Burimet bëjnë me dije se qyteti i Lezhës ka mungesë vaksinash dhe për këtë arsye në qendrën e vaksinimin të qytetit nuk është parë asnjë qytetarë.

Ndërkohë në qytetin e Fierit është raportuar gjithashtu një mungesë e vaksinave ndërsa në qendrat e vaksinimit që janë vendosur në qendër të qytetit nuk ka asnjë gjë tjetër veçse tavolinave dhe karrigeve.

Ndërkohë qyteti i Shkodrës ka shtyrë për ditën e nesërme vaksinimin e qytetarëve me sëmundje kronike të moshave 60+ vjeç. Të sëmurët kronikë do të marrin dozën e parë të injeksionit anti-Covid, por nuk përjashtohen as personat e kësaj moshe të cilët nuk kanë sëmundje kronike.

E njëjta panoramë vjen edhe nga qyteti i Durrësit, ku pritet që ditën e nesërme të fillojë vaksinimi i qytetarëve që i përkasin target grupit 60+ me sëmundje kronike.

Ndërsa vaksinimi masiv  në Kukës është duke vijuar normalisht, ditën e hëne nisi edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kronike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve e grup moshave të tjera.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor tha se që nga nisja e pëtij proçesi në Kukës janë kryer  3239 doza vaksine (doza te I dhe doza te II), mosha 65+ jane vaksinuar 1195 persona me doze te I, Vaksina jane realizuar: Pfizerbiontec 1200, AstraZeneca 880 dhe Sinovac 1159. Vaksinimi masiv  ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa në Kukes po përdoren tre lloje vaksinash, Pfizer, AstraZenca,  dhe Sinovac.

Ju mund te pelqeni dhe