Home Bota Çmenduria nga Greqia, 25 të ftuar futen brenda në dasmë me të njëjtën certifikatë vaksinimi

Çmenduria nga Greqia, 25 të ftuar futen brenda në dasmë me të njëjtën certifikatë vaksinimi

nga Parler Albania

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Greqi në një kohë kur rastet e infektimit më koronavirus vijojnë të jenë të larta. Njëzet e pesë persona thuhet se kanë shkuar në një dasmë në Kretë me të njëjtën certifikatë vaksinimi.

Festa u zhvillua një ditë më parë në një fshat të Messara dhe u zbulua se të paktën 25 nga mysafirët që ishin ambiente e mbyllua në dasmë, hynë duke përdorur vetëm një certifikatë vaksinimi.

Fillimisht në dasmë hyri një burrë që e kishe ligjërisht certifikatën e vaksinimit ndërsa më pas u kujdes që kjo certifikatë të kalonte edhe tek miqtë e tij. Kështu 25 prej tyre hynë brenda “ilegalisht”.

Sigurisht, personat për ruajtjen tek dera kanë një përgjegjësi pasi nuk e kanë vërejtur se gjatë “skanimit” të dokumentit, i njëjti emër shfaqet gjithmonë.

Nuk dihet nëse rasti në fjalë ka arritur deri në polici.

Ju mund te pelqeni dhe