Home Politikë DËGJONI! Në Shqipëri ka më shumë gra në qeveri se në çdo vend tjetër

DËGJONI! Në Shqipëri ka më shumë gra në qeveri se në çdo vend tjetër

nga Parler Albania

Kyeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme emrat e kabinetit të ri qeveritar, ku u vu re një mbizotërim i grave në poste ekzekutive.

Në postet ministrore të Republikës së Shqipërisë do të kemi në mandatin e tretë të socialistëve 12 ministre gra dhe 5 burra, përfshirë dhe kyeministrin Rama. Duket se plani i Ramës për të rënë në sy në arenën ndërkombëtare si një qeveveri ku mbizotërojnë gratë e ka arritur synimin.

Konfirmimi i parë pozitiv vjen nga ambasada e Suedisë në Tiranë, ku ambasadorja e Suedisë shkruan e entuziasmuar se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër,  dhe kjo gjë është tepër pozitive.

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo në tëitter.

Përbërja e qeverisë së re:

Edi Rama – Kryeministër

Zëvendës kryeministër – Arben Ahmetaj

Ministër për Punët e Jashtme dhe Europën  – Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi

Ministër i Financave – Delina Ibrahimi

Ministër për Infrastrukturën – Belinda Balluku

Ministër i Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit – Evis Kushi

Ministër i Kulturës – Elva Margariti

Ministëri i Bujqësisë Frida Krifca
Ministër i Turizmit dhe Mjedisit – Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali, ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet.

Ju mund te pelqeni dhe