Home Lajme nga Vendi Deklarata e Ramës për vaksinimin e detyrueshëm, studentët: Do të dalim në protestë, kryeministri nuk është ekspert, nuk kemi asnjë garanci

Deklarata e Ramës për vaksinimin e detyrueshëm, studentët: Do të dalim në protestë, kryeministri nuk është ekspert, nuk kemi asnjë garanci

nga Parler Albania

Pas deklaratës së sotshme të kryeministrit Edi Rama se vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, reagime të shumta ka pasur nga këta të fundit të cilët nuk janë dakort me këtë vendim.

Kryeministri gjatë inspektimit të restaurimit të bërë në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, tha se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm në mënyrë që të frenohet Covid-19 nëpër shkolla.

Në një prononcim për Fax News Aurel Kujtimi, student i Universitetit të Shkencave Politike tha se e ka kaluar Covid-19 pa pasoja dhe se nuk e ndjen të nevojshme të vaksinohet.

Ai theksoi se secili duhet të veprojë në bazë të dëshirës dhe nëse ky vendim nuk hidhet poshtë atëherë studentët do të protestojnë.

Nuk mund të na detyrojnë të vaksinohemi, mendoj se e kam kaluar Covid-19 pa pasoja, duam të protestojmë për vendimin e marrë.

Kryeministri nuk është ekspert, nuk ka lidhje me pandeminë, shumë shok e shoqe nuk duan ta bëjnë vaksinën.

Nuk ka garanci që në të bëjmë një vaksinë të caktuar, nuk mund të na detyrojnë, po na bëjnë kavje testimi”- u shpreh ai.

Apeli është që secili të bëjë atë që ndjen dhe jo të ndihet i detyruar, sepse detyrimi mund të vazhdojë dhe se studentët nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim“- u shpreh një tjetër student.

https://www.facebook.com/watch/faxnews.tv/

Ju mund te pelqeni dhe