Home Lajme nga Rajoni Deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu deklaron se bashkëshorti i Presidentes i ka dërguar një letër në emër të Presidentes

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu deklaron se bashkëshorti i Presidentes i ka dërguar një letër në emër të Presidentes

nga Parler Albania

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar sot në Kuvend se nga adresa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka ardhur një letër e cila ishte e shkruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu

Deputetja e PDK-së deklaroi se letra i ka ardhur në postën e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq tha se në atë letër, Sadriu e ka kërcënuar me padi civile.

Në letrën që ka siguruar Express, Sadriu i kërkon Musliut të kërkojë falje publike, për një deklaratë që e ka thënë në emisionin “Frontal” në T7.

“…ta keni parasysh se shpifjet që keni bërë më kanë shkaktuar mua dhe familjes sime dëme të pariparueshme, për të cilat dëme ju jeni personalisht përgjegjëse”, thuhet ndër të tjera në letrën e Sadriut drejtuar Musliut.

Sadriu tutje e ka paralajmëruar Musliun se do të hapë padi civile ndaj saj.

“…ju njoftoj se së shpejti do të paraqes një padi civile për shpifje kundër jush. Në këtë padi, ndër të tjera, do të kërkojmë edhe kompensimin e dëmit që më keni shkaktuar me shpifjet që keni bërë”, ka shkruar Sadriu.

Ndërkaq Musliu ka deklaruar për Express se edhe ajo do të hapë padi ndaj Prindon Sadriut.

Kjo është letra e plotë që ka arritur në adresën e deputetes Ganimete Musliu.

Burimi : Gazeta Express

Ju mund te pelqeni dhe