Home Lajme nga Rajoni Dhjetëra qytetarë në protestë përpara ambasadës shqiptare në Prishtinë me pankarta me mbishkrimin “Edi Esat Rama”

Dhjetëra qytetarë në protestë përpara ambasadës shqiptare në Prishtinë me pankarta me mbishkrimin “Edi Esat Rama”

nga Parler Albania

Pas pozicionimit të hapur të qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kundër projektit Rama-Vuçiç, këtë të hënë në Prishtinë janë organizuar protesta përpara ambasadës së vendit tonë, duke kërkuar nga Shqipëria që të mos bëjë lojën e Serbisë. Protestat janë organizuar nga organizata kosovare “Lëvizja Për Demokraci” dhe dhjetëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së saj.

“Për ta kundërshtuar nismën e Edi Rames për krijimin e Mini Shengenit, dhe për t’ia rikujtuar Edi Ramës se kush është Vuciçi, lidhjet e tij me Milloshoviqin, Sheshelin dhe disa kriminel serb që kanë kryer masakra në popullatën civile në Kosovë”, shkroi në Facebook, aktivisti dhe drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Mexhid Ramusa.

Aktivistët hapën një pankartë përpara godinës së ambasadës ku shkruhej se mes të tjerave “Edi Esat Rama”.

“Edi ‘Esat’ Rama ne nuk e kemi harruar se çfarë gjenocidi ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë në krye me Millosheviqin dhe ministrin e tij Vuçiq! E ardhmja e shtetit tonë është nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo nga ajo që pretendoni ju ‘Jugosllavia e Re’! Po ta rikujtojmë kush është bashkëpunëtori i juaj Vuçiq dhe çfarë krimi ka kryer mbi popullatën civile në Kosovë!”, ishte slogan kryesor i kësaj proteste.

Javën e kaluar presidenti Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i ndryshuan emrin nismën së “Minishengenit Ballkanik” duke e quajtur ‘Ballkani i Hapur’, njësoj si Xhorxh Soros që në vitin 1999.

Ju mund te pelqeni dhe