Dhuna në familje sa vjen e shtohet dita-ditës. Një tjetër rast është identifikuar nga Policia e Divjakës , që ka vënë në pranga 27 vjeçari me iniciale XH.D.
Ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin Xh. Dh., 27 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedura.
A.R/ ParlerAlbania.al