Home aktualitet Dibra feston 100-vjetorin e saj/Beteja e Lan-Lurës

Dibra feston 100-vjetorin e saj/Beteja e Lan-Lurës

nga Parler Albania

Ditën e sotme, Dibra feston 100-vjetorin e lirisë së saj nga pushtimi serb.

Në kuadër të 100-vjetorit të kësaj beteje (26-28.10.1921), e cila I dha fund luftës së ashpër 9-vjecare të dibranëve me pushtuesit serbë, nën kujdesin e vecantë të Bashkisë Dibër, sot, në hyrje të fushës së Lanë-Lurës, u përurua një pllakë përkujtimore në nderim të kësaj beteje heroike.

Mësohet nga burimet e Parler Albania se morrën pjesë shumë personalitete të shquara në këtë ceremony përkujtimore, ku nuk mungoi as fjalimi nga kryetari I Bashkisë Dibër z.Shkëlqim Murrja I shoqëruar me një grup artistësh nga Qendra Kulturore’’Haki Stërmilli’’.  

Mësohet nga burimet e Parler Albania se do të ketë një organizim në Pallatin e Kulturës, Peshkopi ora 18:00 në nder të luftëtarëve që dhanë gjakun për liri.

Pushtimet e gjata kanë sjellë edhe problematika në zhvillimin e Shqipërisë, sidomos në atë të Dibrës.  

Pak pjesë nga historia për Dibrën .

Pas mbarimit me sukses të luftës së Dibrës të Gushtit 1920, më 17 Dhjetor 1920 Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve sipas kufijve të vitit 1913 .

Jugosllavia duke shfrytëzuar një klauzolë të vendimit të Lidhjes së Kombeve për ratifikimin e kufijve nga kjo datë e në vazhdim, nuk I largoi fuqitë e veta ushtarake nga Shqipëria.

Ajo kishte për qëllim që të depërtonte në kufirin e Tre Qafave : Qafën e Buallit”, “Qafën e Murrës” dhe “Qafën e Merkurthit”, si hap të parë që më pas të depërtonte drejt Durrësit, ëndrrës së vjetër për dalje në Detin Adriatik.



Nga historian si Kristo Frashëri shkruan se  Jugosllavia e nxiti politikisht dhe e ndihmoi financiarisht kapedanin konservator të Mirditës Marka Gjonin që të organizonte një kryengritje të armatosur kundër shtetit shqiptar, rebelim që filloi në fund të qershorit të vitit 1921. Meqenëse kapidani nuk pati mbështetje në masë as edhe nga mirditorët e tij u detyrua të arratisej në Jugosllavi. Kthehet përsëri për të marrë fronin, por hasi në rezistencën e malsorëve dhe luftëtarëve të Reçit, Dardhës, Çidhnës dhe Lurës që drejtoheshin nga Elez Isufi.

​Kur panë autoritetet serbe se shqiptarët nuk e morën në konsideratë notën e tyre verbale dhe nuk i liruan teritoret, me 18 shtator 1921 filluan me bombarduar me topa e me msye me ushtri të rregullt.Gjëmimi i topave serbe dëgjohesh deri në thellësitë e Lurës. Me nji here u çue Elez Isufi dhe me nji fuqi që mbodh aty për aty u nis me shkue në ndihmë të Arrasit. Pa humbur kohë e thirri të nipin Suf Xhelilin e kapiten Rizain që të vinin në ndihmë me forcat që dispononin.Ndër kohë, lëshoi kushtrimin edhe në Dardhë e në Reç.Kur arrit i populli i Dardhës dhe i Reçit, simbas kushtrimit të marrë dhe batalioni i kapiten Ali Rizait e fuqija e Suf Xhelilit, u nis lufta e egër në mes të shqiptarëve e të serbëve që kishin sjell njiqind topa të vegjel e të mëdhej të cilët i përdoren në këtë levizje.
​“Nga ana e Lurës, pa rreshtun, serbët mësynin vazhdimisht, por hasën në rezistencë e luftëtarëve dibranë që luftonin në pozicionet e tyre dhe në vendin e tyre që e njihnin pëllëmbë për pëllëmbë.

Më 9 nëntor 1921 Konferenca e Ambasadorëve e quajti Jugosllavinë agresore dhe hodhi poshtë pretendimet e saj për “vijën strategjike”. Megjithatë ajo vazhdoi provokacionet për të shkaktuar trazira, provokime që dështuan me turp.
Ushtria serbe me 8 Dhjetor 1921 u tërhoq në kufirin e përcaktuar prej konferencës së ambasadorëve, në Londër dhe i liruen tokat shqiptare të Dibrës.
​Me 10 dhjetor 1921 fuqit tona kombëtare hynë në Diber, Peshkopi e në Lume si ngadhnjimtarë tue pasë në ballë komandantin e pergjithshëm Elez Isufi dhe Kapiten Ali Rizain, dy burra të çmueshem që meritojne çdo nderim për trimëni, burrërine e atdhedashuni e tregueme kurdoherë e veçanarisht gjatë kohës kritike që vazhdoi lufta.
(A.R) Parler Albania
 
 

Ju mund te pelqeni dhe