Home aktualitet Digjen platacione me ullinj në Berat

Digjen platacione me ullinj në Berat

nga Parler Albania

Ditën e sotme, në Berat janë përfshirë nga flakët platacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat. Fillimisht, flakët janë shfaqur në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit. Por, për shkak të erës ato janë përhapur në të gjithë platacionet me ullinj.

Në zonë janë krijuar vatyra të reja zjarri, edhe pse forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në kohë. Por, nga era zjarri ka përparuar, duke u përhapur në platacionet me ullinj . Për shkak të terrenit të vështirë kodrinor, fikja e zjarrit po kryhet me mjete rrethanore. Kjo pasi, terreni I vështirë nuk lejon që zjarrfikësit të ndërhyjnë me mjetet përkatëse të shuarjes së zjarrit.

Raportohet, se është djegur një sipërfaqe rreth 3 ha me ullinj në fshatin Malinat.

Mendohet se zjarri ka qenë I qëllimshëm.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

(A.R) ParlerAlbania.al

Ju mund te pelqeni dhe