Home Lajme nga Vendi “Do merren masa ndaj të papërgjegjshmëve të cilët…” Paralajmëron Bardhi kryetarët e degëve të PD

“Do merren masa ndaj të papërgjegjshmëve të cilët…” Paralajmëron Bardhi kryetarët e degëve të PD

nga Parler Albania

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në deklaratën e bërë gjatë pasdites së sotme në selinë blu ka bërë një ironi ndaj Berishës duke thënë se menjëherë pas fjalës së tij do të shpallej ilegjitim organi i Këshillit Kombëtar të partisë, një institucion që drejtohet nga deputeti demokrat, Edi Paloka, pasi anëtarët kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin e datës 18 dhjetor.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se pjesa më e madhe e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e datës 18 dhjetor. Më tej ai shtoi se do të mblidhej edhe kryesia e partisë për të bërë shqyrtimin e çështjeve të disa prej kryetarëve të degëve të PD të cilët, sipas tij ishin treguar të papërgjegjshëm.

Gazment Bardhi:

Ndërkohë nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar, që pas konferencës time do shpallet ilegjitim kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 300 anëtarë.

Gjatë kontakteve që kemi pasur me anëtarët e Kuvendit, 1046 nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre duke refuzuar Kuvendin e thirrur nga Kryesia e Partisë Ndërkohe disa prej tyre raportohet të jenë në emigracion. Ndërsa në degë të caktuara vijon ende ky process. Lidhur me kryetarët e degëve të partisë, si sekretar i Përgjithshëm kam përgatitur një raport të plotë dhe kam kërkuar mbledhjen e Kryesisë për të parë sesi do veprohet ndaj këtyre personave të papërgjegjshëm të pakët në numër.

Anëtarët e Kuvendit nuk caktohen as në rrugë dhe as në shkallët e partisë, ata i kemi atur në krahë dhe do vazhdojmë t’i kemi në krahun tonë për të përfaqësuar interesat e demokratëve dhe kanë konfirmuar se mes interest personal të Berishës dhe interest të PD zgjedhin këtë të dytën. Mes hallit personal të Sali Berishës dhe mes halleve të shtuara gjatë qeverisjes së Edi Ramës kanë zgjedhur të jenë krah kësaj të dytës.

Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112

Në total, me shumicë absolute, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar deri tani.

Ju mund te pelqeni dhe