Home Show Bizz Do ta zëvendësojë në Kuvend, Mark Marku tregon prapaskenat për kandidaten e PD-së: E futën në listë Basha dhe Bardhi, ja taktika që përdorën

Do ta zëvendësojë në Kuvend, Mark Marku tregon prapaskenat për kandidaten e PD-së: E futën në listë Basha dhe Bardhi, ja taktika që përdorën

nga Parler Albania

Analisti dhe profesori Mark Marku, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka treguar një prapaskenë të përdorur lidhur me përfshirjen në listë kandidates së pritet ta zëvendësojë në Kuvend pas dorëheqjes së tij nga mandati i deputetit.

Marku tha se kandidatja që pritet të zërë vendin e tij në Kuvend, Elda Hoti, ishte futur në listat e PD-së nga kryetari Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Fillimisht ata kishin tentuar ta fusnin si kandidate të PD, dhe pas rezistencës së Markut, Hoti ishte propozuar nga Partia Republikane, ku demokrati nuk mund të ndërhynte në propozimet e aleatëve.

“Kam bërë rezistencë të madhe për listat, sherret më të mëdha i kam bërë aty. U kam thënë nuk shkoj në krye të disa batakçinjve. Për zonjën Hoti nuk e dija sepse kisha propozuar një djalë shumë të mirë, të ri, fantastik nga Rrësheni, mësues.

E heqin dhe fusin këtë Eldën. Nuk e dija që ishte deputete. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e kanë futur këtë. Unë thash nuk e njoh. Më thanë deputete. U thash aq më keq. A jeni në vete? U thash. Më thanë deputete e LSI-së, që kishte qëndruar në parlament. U thashë, absolutisht jo.

Sikur bëhen këto perversitetet e vogla në politikë, një ditë më pas e futën, më thanë nuk kemi cfarë ti bëjmë aleatit. E futën përmes partisë së Mediut. Normalisht nuk kisha mundësi me përcaktuar listën. Në fillim tentuan ta fusin përmes PD-së, por nuk pranova unë” tha ai.

Ju mund te pelqeni dhe