Home aktualitet Dokumenti i nxjerrë të palarat/ Gazmend Bardhi, ushtar i Sorosit

Dokumenti i nxjerrë të palarat/ Gazmend Bardhi, ushtar i Sorosit

nga Parler Albania

Gazment Bardhi, njeriu që bën sekretarin e Përgjithshëm në Partinë Demokratike, një nga kurtizanët e Lulzim Bashës, rezulton në lidhje me SOROS-in, që në Shqipëri operon nën logon “Fondacioni, shoqëria e hapur për Shqipërinë”.

Bardhi është paguar nga SOROS-i dhe këtë e ka pohuar vetë pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive.

Ai është detyruar të pranojë pranë ILDKP që është paguar nga Sorosi për të bërë Reformën në Drejtësi.

Në vitin 2016, Bardhi deklaron të ardhura nga pjesëmarrja si ekspert pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, në shumën 665 720 lekë.

Pra, edhe Bardhi rezulton në listën e ushtarëve të SOROS-it.

Bëmat e ushtarit të SOROS-it

Ushtari Bardhi, që sot dhe del e flet për statut dhe rregulla të Partisë Demokratike, e ka zhytur PD në humbje atje ku e ka përfaqësuar.

Sikur mos të mjaftonte kjo, në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, ai ngarkoi PD-së edhe një vrasje në kurriz.

Me pretendimin për mbrojtjen e votave, ushtari SOROS-it, një javë para zgjedhjeve të 25 Prillit, përgjaku Elbasanin.

Kujtojmë se me 21 Prill, në Elbasan u ekzekutua Pjerin Xhuvani dhe Gazment Bardhi ishte nga “radhët e atentatorëve”, dyshuar si frymëzues i tyre.

Ju mund te pelqeni dhe