Home aktualitet Drejtësia belge bën tetë thirrje për çështjen e Toyota Yaris”/ Ristani ia numëron Bashës

Drejtësia belge bën tetë thirrje për çështjen e Toyota Yaris”/ Ristani ia numëron Bashës

nga Parler Albania

Arben Ristani, ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, shprehet me bindje se demokratët nuk vinë në pushtet me Lulzim Bashën.

Në një dalje televizive Ristani tha që është e faktuar që Basha nuk do të fitojë, ndërsa është provuar kapja dhe bashkëpunimi i tij me Ramën.

Ndërkohë që u ndal të komentojë dhe cështjen e Toyota Yaris.

“Me Bashën nuk vihet në pushet, e kemi të provuar në disa zgjedhje. E kemi të provuar dhe kapjen dhe bashkëpunimin e tij me Edi Ramën.

Basha është i ndjekur nga drejtësia belge. Është me cështje të hapur me drejtësinë amerikane.

Janë disa cështje që e mbajnë peng dhe PD duhet të clirohet nga kjo.

Deklarimi në Parlament i Bashës për cështjen e Toyota Yaris. Ai deklaroi në kuvend që po vijnë Toyota Yaris me lek.

Janë 8 thirrje nga drejtësia belge, sot kanë kërkesën për ta marrë me forcë.

Nuk e di a është në bashkëpunim apo e ka bërë nga budalliku por që kjo është fakt.

Ajo që është e sigurt është që Basha as e ka ndërmend ta sjellë PD në pushtet. Kjo është histroi e mbyllur”, deklaroi Ristani.

Ju mund te pelqeni dhe