Home aktualitet Dritë jeshile për studentët/ Urdhri i MSH mund të ankimohet në gjykatë

Dritë jeshile për studentët/ Urdhri i MSH mund të ankimohet në gjykatë

nga Parler Albania

Viti i ri akademik për studentët është kthyer në një problem të madh. Pasi, sic është bërë me dije se studentët e pavaksinuar apo pa teste nuk lejohen në auditore.

Avokati Dorian Matlija, i ftuar në emisionin “Quo Vadis”, deklaroi se urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar hyrjen e studentëtve të pavaksinuar në auditore, ka probleme dhe mund të ankimohet në Gjykatë.

Avokati jep dritën jeshile për studentët, duke mbështetur fort idenë se të gjithë kanë të drejtë të arsimohen .

 “E drejta për edukim është një nga të drejtat themelore të njeriut. Është dicka që mund të kufizohet në momente të caktuara. Ka edhe një konventë që ka detyrime specifike se si trajtohen njerëzit në ndërhyrje mjekësore, vaksinimi është një pjesë e ndërhyrjeve.

Universiteti është i detyruar të zbatojë një urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, është bazuar mbi një ligj i sëmundjeve ngjitëse. Ky udhër ka defekte.”

Ju mund te pelqeni dhe