Home Lajme nga Vendi Duan ta kthejnë ‘Qendrën Rinore’ në Ksamil në një restorant të rëndomtë, kam 23 vite nën trysni…

Duan ta kthejnë ‘Qendrën Rinore’ në Ksamil në një restorant të rëndomtë, kam 23 vite nën trysni…

nga Parler Albania

Artisti i Merituar Limoz Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, ka denoncuar dhe herë tjetër kërcënimet që po bëhen ndaj tij lidhur me Qendrën Rinore në Ksamil. Ditën e sotme ai ka kallëzuar në SPAK një aferë korruptive që po kryhet në Ksamil.

Në një prononcim për Fax News ai dhe vajza e tij e cila është presidente e qendrës “DEA” thanë se objektin e tyre organe të caktuara duan ta kthejnë në një restorant të rëndomtë. Ata shtuan se është cilësi e shtetit që të respektojë artin dhe kulturën dhe nuk mundet që një investim prej 23 vitesh i bërë me aq pasion të zaptohet në këtë mënyrë.

“Kam 23 vite nën këtë trysni e cila është shumë serioze. Bëhet fjalë për një cështje publike, ik shporru se është e imja më thonë, duan të na përzënë.
Kur kam ngritur qendrën isha njeri i thjeshtë, kur u bëra deputet ia kalova vajzës qendrën”
– u shpreh Dizdari.

“Unë kam qendra edhe në Londër e New York, të suportosh artin dhe kulturën është cilësi e shtetit, e kemi marrë përsipër ta bëjmë vetë në shumë vende të botës. Në Ksamil është funksionale, me studentë që janë edukuar aty, por ka tentativa për ta marrë këtë objekt që e kemi ngritur me shumë pasion e dëshirë. Është në rrezik për tu kthyer në një restorant të rëndomtë”– u shpreh vajza e tij.

Kujtojmë se në dhjetor të 2020 kompozitori i njohur iu drejtua Prokurorisë për të shqyrtuar cështjen e kërcënimeve të bëra ndaj tij. Disa persona të maskuar i dorëzuan një shkresë ku ai thotë se po paralajmërohej për një helmim të mundshëm dhe sipas tij asnjë nga organet kompetente nuk u përgjigj.

Pas një viti Dizdari kallzon në SPAK një aferë korruptive të kryer në Ksamil.

Ju mund te pelqeni dhe