Home Bota “Duhet të punojmë për evakuime të sigurta”, Johnson thërret takim urgjent me G7 për situatën në Afganistan

“Duhet të punojmë për evakuime të sigurta”, Johnson thërret takim urgjent me G7 për situatën në Afganistan

nga Parler Albania

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se ai kishte thirrur një takim të udhëheqësve të G7 të martën për të diskutuar krizën në Afganistan. Aljazeera shkruan se Johnson i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të gjejë mënyra për të parandaluar përshkallëzimin e krizës.

“Është jetike që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku për të siguruar evakuime të sigurta, për të parandaluar një krizë humanitare dhe për të mbështetur popullin afgan për të siguruar fitimet e 20 viteve të fundit, ” tha Johnson.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht mban udhëheqjen rrotulluese të G7, e cila gjithashtu përfshin Shtetet e Bashkuara, Italinë, Francën, Gjermaninë, Japoninë dhe Kanadanë

Ju mund te pelqeni dhe