Home Bota E frikshme ajo që po ndodh në Kabul, një shpërtim i tretë trondit afganët

E frikshme ajo që po ndodh në Kabul, një shpërtim i tretë trondit afganët

nga Parler Albania

Kabuli po ‘bombardohet’ nga shpërthimet e njëpasnjëshme mes kaosit që ka përfshirë kryeqytetin e Afganistanit.

Një shpërthim i tretë është dëgjuar teksa nuk dihen lokacioni dhe pasojet e tij.

Dy shpërthimet e para ishin të fuqishme dhe shumë pranë aeroporit të Kabulit duke lënë pas deri më tani 60 viktima dhe 140 të plagosur.

Mes të vrarëve janë edhe 10 trupa amerikane dhe burra, gra e fëmijë afganë që prisnin të largoheshin nga vendi.

SHBA ka akuzuar filialin e ISIS në Afganistan, Shtetit Islamik të Kharosanit si përgjegjës për dy shpërthimet e para teksa talebanët pranojnë se kishin paralajmëruar amerikanët për sulmet terroriste.

Në fakt, disa orë para shpërthimeve, agjencitë inteligjente të vendeve perëndimore kishin evidentuar kërcënimet e mundshme për sulme terroriste në aeroport.

Ju mund te pelqeni dhe