Vajza në foto, është 18-vjeçarja e cila u la e vdekur në spitalin e Ferizajt nga dy të rinj. ‘Insajder’ ka publikuar foton e vajzës së re, e cila u dhunua për vdekje nga të rinjtë.

Halla e 18-vjecares M.O që vdiq në Ferizaj, e dyshohet se është keqtrajtuar fillimisht nga dy persona, ka reaguar pas rastit tragjik, raporton Gazeta Express.
Në profilin e saj në Facebook, halla e vajzës së ndjerë ka shkruar “Pushon në paqe, zemra e hallës”.
Ndërkohë, familja e 18-vjeçares, M.O që vdiq gjatë ditës së djeshme në Ferizaj i kanë hapur sot dyert e mortës.
Ata janë shprehur se të rinjtë e keqtrajtuan dhe ua sollën të vdekur, ndërkohë gjithë banorët e zonës janë mjaft të tronditur nga kjo ngjarje.
Policia ka bërë të ditur se tashmë nën pranga ka përfunduar një person, ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë rast, Dardan Krivaqa ndodhet ende në arrati.