Home aktualitet E rëndë/ Rrëzohet avioni ushtarak i Salvadorit

E rëndë/ Rrëzohet avioni ushtarak i Salvadorit

nga Parler Albania

Një avion ushtarak I Salvadorit në Paqësor është rrëzuar dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona.

Bëhet me dije, se në mes të viktimave ka qenë edhe djali I ministritt ë Mbrojtjes.

Në një deklaratë nga Forcat e Armatosura të Salvadorit thuhet se avioni ushtarak u rrëzua 3 milje detare nga brigjet e Paqësorit për arsye ende të panjohura.

Në deklaratë thuhet se trupat janë gjetur dhe se një nga të vdekurit është Gerardo Merino, djali i ministrit të Mbrojtjes, Francis Rene Merino Monroy. Siç njoftohet më tej, avioni ka qenë në krye të detyrës në zonën bregdetare kur është rrëzuar. Presidenti i Salvadorit Nayib Bukele i ka dërguar mesazh ngushëllimi ministrit të Mbrojtjes Monroy.

Ju mund te pelqeni dhe