Home Uncategorized E zhdukur për 7 ditë/ E mitura, 13 vjeçare dhunohet nga 31 vjeçari

E zhdukur për 7 ditë/ E mitura, 13 vjeçare dhunohet nga 31 vjeçari

nga Albina Roshi

Në Kosovë shënohet një ngjarje dhunimi, ku 31 vjeçari ka grabitur  të miturën 13 vjeçare. Ai ka ushtruar presion dhe kërcënime te ajo.

Mësohet nga burimet e Policisë së Kosovës se 13-vjeçarja nga fshati Junosh i Gjakovës, është dhunuar për shtatë ditë me radhë, nga 31-vjeçari Egzon Krasniqi nga fshati Treboviq i Pejës. E mitura ishte shpallur e zhdukur, pasi familja nuk dinte gjë për fatin e saj. Pas një jave kërkime, ajo dhe i dyshuari u gjetën.

Pasditen e së enjtes, Egzon Krasniqi e kishte pritur të miturën në dalje të fshatit të saj, ku e kishte marrë me veturën e tipit “Ford Fiesta”.

Të dy kishin shkuar më pas në shtëpinë e Egzonit, por ky nuk do të ishte vendi ku ata do të qëndronin edhe gjatë ditëve tjera.

Për t’u fshehur nga familjarët, Egzoni e kishte çuar 13-vjeçaren në vende të ndryshme. Kishin shkuar në shtëpinë e dhëndrit të tij e në një motel në Pejë, derisa gjatë gjithë kësaj kohe, 31-vjeçari e kishte detyruar vajzën 18 vjet më të re të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Për t’i humbur të gjitha gjurmët, ata u kthyen përsëri në shtëpinë e Egzonit.

Pas një jave kërkim nga familja, e mitura dhe 31-vjeçari u gjetën në fshatin Vitomiricë të Pejës.Sipas burimeve brenda Policisë së Gjakovës, 13-vjeçarja të enjten do t’i nënshtrohej një ekzaminimi shëndetësor.

I njëjti burim ka deklaruar se është bërë rikualifikimi i veprës nga “Person i zhdukur” në “Dhunim”.

“Pas itnervistimit të palëve, vepra penale nga “Person i zhdukur” është rikualifikuar në “Dhunim”. Hetimet janë duke u zhvilluar nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, nën mbikëqyrje dhe bashkëpunim të afërt me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia.

Ju mund te pelqeni dhe