Home aktualitet ‘’Eja flasim shqip, japim zgjidhje bashkë’’/ Rama apel demokratëve

‘’Eja flasim shqip, japim zgjidhje bashkë’’/ Rama apel demokratëve

nga Parler Albania

Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë dorën sërish sot Opozitës, ndërsa e ka ftuar të ulen në dialog.

Gjatë një konference për mediat, ndër të tjera Rama pyetur në lidhje me kërkesën e Opozitës për Vettingun e politikanëve.

Kreu i Qeverisë deklaroi se është gati të ulen në bisedime më Opozitën, por shtoi se është i gatshëm “të flasë shqip, jo më bisedime në anglisht, me ndërmjetësim të diplomatëve”.

Nuk është etike që ti komentoj këtu këto propozime duke pasur parasysh që ne kemi dhënë disponim total për të diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve.

Për këtë arsye më ndjeni por nuk do jap opinione përpara se ti japim këtij dialogu një mundësi.

Të kemi mundësi të ballafaqojmë mendimet tona me palën tjetër. Në fund të fundit, cilësia e një bashkëjetese, në cdo instancë, nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Tjetër është të mos biem dakord duke ushqyer me bonsens dhe tjetër është të mos biesh dakord duke u kapur për flokësh. Unë mendoj të japim një shans për dialogun, opozita ka bërë 3 propozimeve, mund të bëjë dhe më shumë, është në të drejtën e vet.

Ne kemi mundësi të japim edhe opinione tona dhe udhëzime, por jo të themi që jemi gati jemi gati. Po ne jemi gati por ti diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe jo me pasqyra ku të gjithë flasin pa dëgjuar tjetrin.”-tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Po ashtu Rama tha se “Mes qeverisë dhe opozitës në Anglisht nuk do bëhet më. Nuk kemi arsye për ti vënë në pozitë ambasadorët. Këta i kanë përkthyesit. Kanë në radhë të parë interesin strategjik . Edhe BE edhe SHBA kanë interes për të pasur Shqipërinë të integruar dhe patjetër kanë dije më të madhe se tonën që mundtë na e japin. Kur na duhen ata janë këtu. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh mund të ketë, por pa praninë e PS dhe pa praninë time dhe përderisa unë të jem Kryeministër.”/

Ju mund te pelqeni dhe