Home aktualitet Erëra të forta/ Pezullohet lundrimi në det

Erëra të forta/ Pezullohet lundrimi në det

nga Parler Albania

Në të gjithë Shqipërinë, dita e sotme është përfshirë nga erëra të forta që prej ditës së djeshme.

Bëhet  me dije se rikthehet pezullimi i lundrimit detar në Vlorë

Përkeqësimi i kushteve të motit, edhe sot vijon i pezulluar lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.

Për pasojë problematike është situata edhe në furnizimin me energji elektrike në qytezën e Orikumit dhe fshatrat e lumit të Vlorës.

Ndërkohë edhe Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kujdesen për parkimet e automjeteve duke shmangur rrugët që zakonisht përmbyten.

Ju mund te pelqeni dhe