Erion Veliaj ka qenë sot në një nga godinat e QS dhe ka takuar aty afganët. Ai sërish prej aty ka krahasuar shqiptarët me afganët, pasi sipas tij të dy popujt kanë të njëjtën histori.
Madje ai karrëfyer edhe historinë e tij si refugjat, duke thënë se kur ishte 10 vjeç ka ecur 3 ditë për të shkuar në Greqi dhe se ëndërronte të bëhej futbollist.
Veliaj tha: “Një djalë më kujtoi historinë time, se dhe unë kur kam ikur refugjat kam qenë 10 vjeç dhe doja të bëhesha futbollist. Kemi ecur 3 ditë në këmbë për të kaluar malin për në greqi. Edhe siç thotë KM edhe ne kemi patur historinë tuaj“.
Mirëpo ka diçka që nuk shkon me moshen e dhënë nga vetë Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka lindur në 17 dhjetor 1979, që do të thotë se ai ka qenë 10 vjeç në vitin 1989, kohë kur komunizmi nuk kishte rënë akoma në Shqipëri dhe të largoheshe nga vendi ynë nuk ishte diçka e lehtë.