Home Lajme nga Vendi Evakuohen gjatë natës mbi 10 familje, vështirësi qarkullimi dhe brenda qytetit.Lumi Buna del nga shtrati dhe përmbyt mijëra hektarë.

Evakuohen gjatë natës mbi 10 familje, vështirësi qarkullimi dhe brenda qytetit.Lumi Buna del nga shtrati dhe përmbyt mijëra hektarë.

nga Aida Shtino

Rritja e nivelit të liqenit ka  krijuar  vështirësi qarkullimi në disa lagje të qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Ka rritje të prurjeve të lumit Drin. Mbrëmë natës në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Gjatë natë forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 11.02.2021

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.

– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).

Ju mund te pelqeni dhe