Home aktualitet Feja, pengesa e antarësimit të Shqipërisë në BE

Feja, pengesa e antarësimit të Shqipërisë në BE

nga Parler Albania

Qytetarët shqiptarë mendojnë se myslimanizmi nuk është pengesë për anëtarësinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Thuajse katër në pesë shqiptarë (77%) besojnë se Bashkimi Europian nuk ndikohet nga fakti që Shqipëria ka shumicën e popullsisë myslimane për mospranimin e vendit në BE.

Aktualisht në BE nuk ka asnjë shtet me shumicë myslimane. Ky fakt është përdorur nga Presidenti Turk, Rexhep Tahip Erdogan si pretendim për mos anëtarësimin e Turqisë në BE.

Zgjatja e procesit me 22 vjet, që nga 1999 kur Turqia mori statusin e vendit, ka nxitur akuza që lidhen me përkatësinë fetare të Turqisë.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe “Data Centrum” në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Ju mund te pelqeni dhe