Mëngjesin e sotëm të ditës së enjte, një pallat në Astir është përfshirë nga flakët .
Bëhet me dije nga mjetet e policisë se rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
A.R/ ParlerAlbania.al