Home Lajme nga Vendi Flet avokati Altin Goxhaj: Po na marrin trupin nën kontroll duke na detyruar të vaksinohemi, në këtë rast njerëzit janë kavje

Flet avokati Altin Goxhaj: Po na marrin trupin nën kontroll duke na detyruar të vaksinohemi, në këtë rast njerëzit janë kavje

nga Parler Albania

Avokati Altin Goxhaj ka folur për Fax News duke thënë se plani i vaksinimit në vend është një proces i cili do pasohet nga shumë rreziqe më pas pasi sipas tij personat përgjegjës duan të zhdukin të pavaksinuarit në mënyrë që në fund të të gjitha fazave të mos bëhet dallimi nesë vaksina ishte efektive.

Ai theksoi se duan të vaksinojnë fëmijët në shkolla pa lejen ë prindërve në autoambulanca dhe kjo është njësoj si ti trajtosh njerëzit si kavje pa e ditur se cfarë mund të ndodhë 20 vite më vonë.

“Une e kam edhe videon e Erjonit dhe e kemi postuar, reagimi i parë ka nisur në Tiranë dhe Durrës, kemi filluar të mbledhim firmat.Kur ne thonim vaksinat duhen me detyrim kjo dukej teori konspirative, Erjoni po bën atë që të tjerët mund ta bënin më vonë sepse ai ka guxim dhe përballë gjithë qeverisë sepse ai thotë unë skam cfarë humbas, jam fytyra më e urryer dhe ajo që ka rëndësi është lidhur me dokumentin zyrtar .

Këta po na marrin trupin tonë nën kontroll dhe janë hipokritë sepse plani që kanë për njerëzimin është i tmerrshëm. Plani Kombëtar i vaksinimit anti covid, ku sic duket tregohet një grafik me 4 faza, tashme jemi në fazën e dytë ku ata insistojnë te grupet e shërbimit. Ajo që po ben Komiteti i Shendetesise është që po detyron studentët të vaksinohen duke ju vënë si kusht shkuarjen në auditore pasi edhe ata vetë insistojnë, ata thonë që nëse nuk vaksionesh nuk hyn dot në shkollë, e gjithë kjo po behet edhe me personelin mjekësor.

Veliaj bëri nje gabim teknik sepse ai është një gënjeshtar patologjik, ai harron efektet anësore te vaksines dhe po kërkon që të gjithë shqiptarët të vaksinohen më një vaksinë ku vetë prodhuesi thotë se efektet afatgjata nuk dihen aktualisht.

Kontrata është e Phizerit, por është njëlloj për të gjitha, në gjithë botën janë sekret për të mos u treguar këto detaje.Kjo vaksinë po përdor njerëzit si kavje, materialet përbërse janë duke u zhvilluar në mënyrë shumë të shpejte dhe cfare do ndodhe me femijet tane pas 20 vitesh?

Plani i tyre është që të vaksinojnë fëmijët e vegjël dhe duan tja bëjnë pa lejen e prindërve. Personat e vaksinuar dhe ata jo të vaksinuar kanë të njejtën ngarkesë virale që do të thotë infektohen të dyja palët dhe nuk ka sens ta bëjmë me detyrim.

Nuk ka një studim shkencor që po u vaksinove je më i mbrojtur, sipas studimit në Ohajo thjesht kanë antitrupa më shumë dhe nuk luan rol të madh”- u shpreh avokati.

Ju mund te pelqeni dhe