Në qëndrat shëndetësore verore të Velipojës ka një fluks të shtuar të pacientëve të dyshuar me Covid-19, të cilët paraqiten aty për të kryer testet e shpejta.
Mesatarisht në këto qendra shëndetësore kryen 60 testime në ditë prej të cilëve evidentohen 30 raste pozitive ose 50% e testimeve të kryera..
Burime bëjnë me dije se të infektuar janë më të shumtë emigrantët kosovarë të cilët zgjedhin Velipojën si nga destinacionet e tyre turistike për shkak dhe të afërsisë me Kosovën.
Ndërkohë që FaxNews mëson se së fundmi në Velipojë është përhapur gjithashtu dhe nje virozë ngjitëse (Gastroenteritis), e cila shkakton diarre dhe të vjella dhe prek të gjitha grupmoshat përfshirë dhe fëmijët.
Për këtë virozë paraqiten mesatarisht 100 pacientë në ditë. Për të dhënë më shumë informacion në lidhje me situatën, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Velipojë, Vjollca Laçaj, nuk pranoi të prononcohej për media.