Home Lajme nga Rajoni Fqinjët rrihen brutalisht, pëson lëndime të rënda në fytyrë njëri prej tyre

Fqinjët rrihen brutalisht, pëson lëndime të rënda në fytyrë njëri prej tyre

nga Parler Albania

Policia e Prizrenit ka arrestuar një person pasi dyshohet se është rrahur me fqinjin e tij, i cili ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Sipas raportit të Policisë, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Në anën tjetër i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 23.08.2021 – 12:30. Ka ndodhë një rrahje mes dy personave fqinjë mes vete. Si pasojë e rrahjes viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe ka marr tretman mjekësor. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ju mund te pelqeni dhe