Home Lajme nga Vendi Frikë për jetën nga sundimi taleban, mbërrin grupi i parë i refugjatëve afganë në Rinas. Mbi 120 aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë

Frikë për jetën nga sundimi taleban, mbërrin grupi i parë i refugjatëve afganë në Rinas. Mbi 120 aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë

nga Parler Albania

Avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja, të cilët aktualisht i janë nënshtruar përpunimit të të dhënave individuale ka mbërritur në aeroportin e Rinasit orët e para të mëngjesit të sotëm.

Qytetarët janë pritur nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, drejtues të FA dhe Policisë së Shtetit.

Sipas burimeve të Fax News, refugjatët afganë i janë nënshtruar procedurës së të dhënave individuale.

Sapo një grup përfundon, nisen në Durrës në 3 grupe, pra ai grup që mbaron niset dhe pastaj ofrohet mbrojtje e përkohshme.

Ju mund te pelqeni dhe