Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident tek Stacioni I Trenit.
Rreth orës 7 e 20 të së martës një furgon që transportonte nxënësit e një shkolle ka goditur nga pas një automjet, i cili kishte ndaluar, për shkak të kalimjt të këmbësorëve tek vizat e bardha.
Pas përplasjes ka patur të bërtitura nga drejtuesit e dy automjeteve, ndërsa nxënësit janë strukur në furgon.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar por kjo nuk është hera e parë që një furgon me nxënës shkolle përfshihet në trafik.
Disa ditë më parë drejtuesi i një furgoni që transportonte nxënësit e një shkolle u përfshi në një sherr me thika, duke shkaktuar panik tek nxënësit./