Pas emërimit të Gledis Nanos, në krye të Policisë së Shtetit, vijojnë ndryshimet.
Kështu mësohet se lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.
Në Mat mësohet se është emëruar shef i komisariatit Kryekomisari Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.
Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës.
Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.