Home lifestyle Gëzonte shëndet të plotë, 25-vjeçarja futet në respirator dhe vdes papritur pas dhimbjes së kokës

Gëzonte shëndet të plotë, 25-vjeçarja futet në respirator dhe vdes papritur pas dhimbjes së kokës

nga Parler Albania

“E shëndetshmja” Gaia Young, 25 vjeç, pasi ishte duke ecur me biçikletë në një kohë me diell, u sëmur papritur dhe u dërgua për në spital në Londër. Ajo u shtrua në spitalin ‘University College London Hospital’, ku orë më vonë u komunikua se pësoi vdekje klinike.

Shokët e saj u shqetësuan kur ajo nuk mori pjesë në një festë ditëlindjeje dhe e kuptuan që diçka nuk shkonte kur në shtëpinë e saj nuk ishte askush. 25-vjeçarja u vendos në një respitator në terapi intensive, por nuk e mori vetëdijen dhe fatkeqësisht vdiq më 21 Korrik.

Gjatë mbylljes në pandemi, Gaia doli vullnetare për grupin e punës Islington Covid -19, duke ndihmuar të pastrehët. Gjithashtu ajo dhuroi nëntë centimetra nga flokët e saj tre ditë para vdekjes për bamirësinë Little Princess Trust, e cila bën paruke për pacientët me kancer.

Në nder të 25-vjeçares shokët e saj shkruan: “Çdokush që pati fatin të njihte Gaian, do ta kujtojë gjithmonë për mirësinë e saj, inteligjencën, kreativitetin, natyrën e lirë dhe trimërinë për të qenë gjithmonë vetvetja”

Ju mund te pelqeni dhe