Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetin social ‘’Facebook’’, kryeministri Edi Rama tregon realizimin e rrugës së Arbërit, ku njofton se është e hapur për të gjithë.
Rruga e Arbërit po i pret udhëtarët të udhëtojnë drejt saj.
Ky aks rrugor që pritej prej shumë vitesh nga qytetarët e verilindjes së Shqipërsë do të shkurtojë dukshëm distancën kohore të udhëtimit, duke bërë që të arrihet shumë më shpejt në Tiranë.
Kjo rrugë do të bëjë të mundur gjithashtu shkurtimin e distancës për të arritur në Maqedoninë e Veriut pasi destinacioni final është Dibra e Madhe apo siç njihet ndryshe në “Debar”.