Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shijak. Nuk dihet arsyeja që ka cuar në vdekjen e këtij personi dhe as identiteti i tij, por policia thote se ai dyshohet te jete nje endacak.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri. Policia dhe grupi hetimor jane nisur menjehere drejt vendngjarjes per te zbuluar rrethanat e vdekjes se ketij personi, si edhe identitetin e tij.
Njoftimi:
Shijak/Informacion paraprak
Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.
Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.