Ditën e sotme në orën 12:00 ka nisur shqyrtimi i kërkesës së bërë nga SPAK për rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti, të cilit si pasojë e kontrolleve nga ana e policisë ju gjetën shuma të mëdha parash në zyrën dhe në shtëpinë e tij.
Vendimi për lirimin e mjekut ishte marrë nga gjykata e Apelit në datën 2 mars të vitit 2021 ndërsa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Tiranës që të rikthejë në burg Edvin Priftin.
Mbetet për tu parë vendimi që do të merret. Seanca po zhvillohet në dhomë këshillimi dhe kërkesa do shqyrtohet nga Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi.