Home aktualitet Gledis Nano: Do luftojmë korrupsionin

Gledis Nano: Do luftojmë korrupsionin

nga Parler Albania

Pas takimit të ditës së sotme me ambasadoren e SHBA-së, Gledis Nano deklaroi se takimi I tyre ishte në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e SHBA-së për rritjen e sigurisë mes dy vendeve. Ai deklaron se i ka siguruar Yuri Kim se policia do të jetë në nivelet e duhura të performancës për të luftuar krimin dhe korrupsionin .

 “Sapo zhvilluam një takim me ambasadoren. Takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që policia ka me agjencitë e SHBA. Janë partnerë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore të policisë se shtetit për trajnime, asistencën logjistikë e konsulencë. 

E vlerësoj këtë bashkëpunim e mbështetje. I sigurova që policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës për të luftuar krimin e korrupsionin”, deklaroi Gledis Nano.

Më tej ai shtoi se ka kërkuar nga ambasadorja e SHBA mbështetje për Policinë sepse kjo është një luftë, e cila nuk mund të bëhet e vetme.

“Kërkova mbështetjen për Policinë. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm, jam i bindur që bashkë do ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë dhe për të mbështetur edhe ne SHBA-në në sigurinë e qytetarëve amerikanë”, theksoi Nano.

Ju mund te pelqeni dhe