NESARA /GESARA.
Çfare do te thote..?
NESARA eshte permbledhja e fjaleve National Economic Security and Recovery Act . Domethene , Siguri, Ekonomi , Rikuperim dhe Veprim Kombetar. Ndersa tek GEASARA ky term eshte me i gjere ka dale nga kufijte kombetar te SHBA- se dhe ka kaluar ne permasa me te medha, duke perfshire gjithe planetin. Pra eshte ndryshuar National dhe eshte bere Global, GESARA qe eshte Global Economic Security Recovery Act.
Ai qe e hodhi si fillim kete ide , apo foli per here te pare, ishte nje Profesor nga Universiteti ne Luiziana ne SHBA-ve i cili quhej Harvey Francis Barnard dhe lindi me vitin 1941 dhe vdiq ne vitin 2005. Ai ishte ndikuar nga nje sere ngjarjesh qe kishin ndodhur me disa biznese atje, te cilat ishin te mbytura ne borxhe ndaj bankave dhe nuk mundet te vazhdonin veprimtarine e tyre si me pare. Madje ne ate kohe keto biznese ishin ngritur edhe ne proteste dhe kerkonin ndaj qeverise , se nese nuk mereni me problemet tona te kredive qe kemi ndaj bankave, atehere ne do mblidhemi te gjithe dhe nuk do prodhojme me, keshtu ne tavolinat tuaja nuk do kete me prodhimet tona dhe nuk do ta hani me berrxollen, qe eshte karakteristike ne tavolinen amerikane.
Nuk dihet atehere se çfare ndodhi me ata, por ky profesor i ndikuar nga kjo ngjarje e solli kete ide dhe e hapi ne permasa me te medha, duke perfshire gjithe qeverine e SHBA-ve .
Ai kishte shperndare idene qe te zeroheshin te gjitha borxhet dhe kredite e njerzve dhe te ndryshonte monedha nga fiat money te behet real money.
Federal Reserve Bank real money e ktheu ne nje leter fotokopje te cilen e jepte me perqindje dhe ku njerzit marin kredi e serish paguajne me perqindje e keshtu me rradhe, deri sa do te vije nje moment qe te gjithe ne, do te arrijme te ngreme duart lart dhe do jemi te mbushur me borxhe e kredi deri ne gryke…jo se skemi arritur.
Pra ky profesor propozoi fshirje te borxheve, ndryshim te monedhes ne real money , duke e bere kembimin me metale te shtrenjta si ar , platini, argjend, por kryesisht ar. Gjithashtu ai kishte propozuar qe te pastroheshin te gjitha bankat qendrore te cilat drejtojne gjithe bankat private , qe ne i quajme te nivelit te dyte. Dhe ketu le te kuptojme se ne te gjithe boten, jane bankat qendrore ato qe drejtojne qeverite. Qe te jemi te qarte , kuptojeni kudo drejtojne bankat qendrore , ato jane qeverite tona dhe sigurisht ata bejne nderet e te gjithe ketyre marionetave qe jane ne pushtet. Çdo banke qendrore mer urdhra nga Federalja.
Por le te qendrojme tek NESARA/GESARA. Ky Profesor pra Harvey Francis Barnard i cili u perpoq te lidhej e te komunikonte me qeverine dhe me njerzit perkates, por edhe me njerez te ndryshem, duke e perhapur kete ide edhe ne popull , mori si baze dhe e lidhi me 6000 patenta te reja qe rinin te mbyllura ne sirtar dhe per kaq vite nuk jane te hapura per njerezimin. Patenta qe veçanerisht i perkasin energjise, jo vetem energjise se lire, por energjise qe ne e kemi dhurate. Te gjitha keto i mbajne te mbyllura , ju e dini pse…qe te munden Rocfeleret te shesin naften aq sa e shesin, sic e dime te gjithe dhe qe sigurisht te gjitha keto ndikojne ne xhepin tone, duke mos u futur tek ndotja e ambjetit, qe ata me hipokrizi e trumbetojne kaq shume…
Te gjithe kete pakete zoti Barnard e quajti NESARA . Si fillim kete ide e shpalosi qarte, duke derguar ne cdo vend ne qeveri, ne kongres, neper vende te ndryshme, deri duke shtypur flet palosje dhe duke e shperndare gjithandej. U be nje fushate dinjitoze prej tij per te shpalosur kete ide. Ai filloi kete gje ne fund te vitete 80 fillim te viteve 90. Mbas shume kontaktesh e bisedimesh qe ai beri me qeveritare, kongresmene, ideja e tij filloi te perhapej e te flitej per te. Keshtu filloi te shperndahej edhe ne internet dhe u perhap edhe ne vende te tjera jashte Amerikes , si psh ne Hollande e ne disa vende te tjera. Sigurisht ne te gjitha shtetet e Amerikes kjo ide u be e njohur dhe kishte shume njerez qe ishin perkrahes te zjarrte te kesaj ideje. Keshtu vijme ne vitin 2000 atehere President i SHBA- ve ka qene Klinton. Thuhet se atij ju be presion nga nje grup ushtarakesh, qe ishin pjese e rendesishme dhe ju tha qe kete ide ta kalonte ne projektligj dhe ta firmoste. Dhe Klinton nen kete presion, apo arsyen nuk e dime e firmosi kete projektligj per tu vendosur NESARA. Por me e çuditshmja qendron se dita se kur do ekzekutohej ai ligj ishte nje date shume e veçante…
Ligji NESARA do te ekzekutohej ne oren 10 te mengjesit te dates 11 shtator 2001. Ju duket e pabesueshme…eh
Pikerisht ne diten kur u rrezuan kullat binjake ne SHBA…Sigurisht ne ate kohe ishte ndryshuar Presidenti dhe ishte Xhorxh Bush J. Ne katin e dyte te njeres prej Kullave ishin te vendosura zyrat e Ligjit NESARA. Brenda tyre ishin vendosur serverat, kompjuterat dhe cdo gje qe do te merej me hedhjen ne treg ne lidhje me kete ligj. Gjithcka qe ishte ne ate kat i perkiste teknologjise, sesi do te zbatohej dhe ekzekutohej.
Tani per rrezimin e kullave binjake e dime, nuk mendoj se edhe ju besoni se rane nga aeroplanet. Nuk mundet alumini te thyeje çelikun dhe te dali ne anen tjeter.. i besoni ju keto…? Por cfare ndodhi e te vertete…?
Kullat binjake rane sipas nje logjike te thjeshte nga nje shperthim i brendshem, madje i nje cilesie speciale qe shkaktoi nje temperature shume te larte , gje qe beri qe gjithe ato kulla çeliku te shkriheshin dhe te binin…
Ne ate kohe ne e pame ne tv live. Ra i pari e pastaj ja dhe aeroplani tjeter e keshtu me rradhe…
Pra gjithcka ishte e menduar mire. Me nje gur u vrane shume zogj. Keshtu ne ate kohe, as qe u fol per NESARA me, sepse Amerika kaloi ne gjendje lufte dhe duhej te luftoheshin terroristet me ne krye Osama Bin Laden. Po kush ishte Osama Bin Laden…?
Osama Bin Laden e dini te gjithe se dikur ka qene agjent i CIA , disa e njihnin shume mire si Tim Osama.
Kthehemi tek NESARA . Pra per ate kohe shpetuan nga NESARA , por firma e Klintonit per NESARAN ekziston akoma. Ketu lind pyetja perse nuk eshte zbatuar…?!
Le te vijme ne kohet tani. Ajo qe peshperitet dhe qe thuhet se ka filluar disi me Federal Reserve bank me TRUMP dhe me çeket qe po shperndajne per te ndihmuar bizneset , eshte nje rifillim i NESARA.
Perpjekjet po behen qe kjo te shperndahet ne te gjithe boten qe te kene mundesi bizneset , njerzit te marin fryme dhe te kene nje monedhe reale e cila do jete elektronike, apo do jete monedhe metalike eshte ne diskutim.
Gjithsesi e rendesishme eshte te imagjinoni 6000 patenta te hapura ne dobi te njerezimit , patenta te energjise se lire dhurate per ne. A e dini se çfare eshte dhurate e energjise?
Atehere mendoni energjine qe harxhojme per levizje me makina, energjine qe harxhojme per ngrohje , per ndricim gjithcka do te jene dhurate. Te gjitha energjite qe harxhojne per antenat e shperndatjes se energjise….
Ta mendoni se çfare sabotimi kane bere Rokfeleret, kur mblodhen gjithe kromin per te ndertuar antenat e energjise elektrike dhe atehere Tesla shkulte floket duke thene :
“Cfare beni jeni çmendur…? Ne qofte se dergoni 100 w nga New Yorki ne Los Angeles do te arrijne 1 w…eshte krim ta dergojme energjine brenda neper kablla…” i shkreti Tesla….
E kuptoni tani se çfare ndodhi me Teslen i cili kishte shpikur gjithe ato patenta…
John Pierpont Morgan, qe ishte njeri nga financuesit i tij i rrembeu gjithe patentat dhe shpikjet e tij dhe askush nuk e di kujt ia dha e kujt ja shiti…por dime se Tesla vdiq i varfer, pa asnje mbeshtetje ne nje hotel pension ne New York.
Nga disa informacione te cilat jane nga burrime te sigurta, disa nga keto patenta te fshehta Tesla ja kishte besuar xhaxhait te Donald Trump, John Trump . Tashme ato jane ne doren e Donald Trump . Dhe kjo eshte ajo qe do te beje Trump, te gjitha keto patenta te cilat te tjeret i kane pasur ne sirtar dhe nuk i kame zbuluar , tashme Trump do ti veje ne sherbim te njerezimit. Te pakten keshtu ka deklaruar edhe ne konferencat e tij per shtyp.
Imagjinoni Rocfeler me kompani na i kane shitur naften per vite e vite me rradhe, duke thithur ” gjakun e tokes”.
Gjithe keto luftera, gjithe kjo emoragji te ekonomise per çfare arsye….?
E gjithe kjo energji e zbuluar nga Tesla, vjen nga Eteri dhe eshte dhurate per ne nga Krijuesi yne, ska lidhje me Ajrin, tjeter eshte Ajri dhe tjeter Eteri…
Te gjitha ato hidrocentrale, temrocentrale, ato mullinjte energjitike qe kane vendosur dhe qe demtojne edhe ekosistemin per cfare arsye…????
Mendojeni vete.
Gjithsesi kthehemi tek GESARA. Para viteve 1971 per te gjithe ata qe ju kujtohet dhe kane jetuar ne ate kohe, mendoni se sa e rendesishme ishte prania e monedhes ne vlere reale qe e kemi pasur .
Çdo monedhe ishte e barazvlefshme ne ar ose argjend. Perpara shume vitesh monedhat shtypeshin madje ne flori , ose argjend dhe kjo ishte vlera reale e tyre. Metalet ishin te peshueshme nuk mundej askush tiu genjente. Pastaj ne kohen qe filloi te qarkullonte paraja ne leter ose fiat, filloi mashtrimi.
Fiat ishte leter , nuk kishte asnje vlere, (mos e ngateroni me marken Fiat te makinave.)
Paraja ne leter u quajt fiat money per cfare arsye nuk dihet, por keshtu u quajt.
Filluan te shtypnin me makineri para pa fund. Dhe kemi ardhur ne nje periudhe kur psh, ne gjithe planetin jane shtypur trilion para te tilla dhe ndersa ne xhepat tane ka pak para , te cilat pakesohen akoma me shume, sepse ne paguajme qira, taxa, te gjitha detyrimet, kredi bankare, kurse nga ana tjeter ata shtypin shume para dhe nderkohe risin perqindjet…
Pra ja ku jemi ne nje moment, ku ata , bankat filluan te mbledhin gjithe parane.
Per te qene me e qarte me ju, psh. nese ekziston nje shporte me buke te mbushur , gjithe buken e kane ata dhe ne kemi therimet, qe kane rene ne fund te shportes. Pra gjithe popujt ne bote kane ne xhepet e veta therimet e bukes , qe kane ngelur ne fund te shportes , sepse shporta me buke eshte ne doren e tyre…e gjitha.
Kjo pra qe ta kuptoni .
Prandaj GESARA ky sistem i ri ekonomik se bashku me energjine e lire te Teslas , mjaftojne qe jeta jone te ndryshoje dhe nese ndodh, do te vije nje dite qe do te kemi gjithcka dhe do te meremi me gjera me te medha, te cilat do ti japin kuptim jetes tone. Atehere do te behemi krijues vertet, sepse tani nuk jemi asgje…kuptojeni, tani jemi skllav te atyre zoterinjve te 13 familjeve, te cilet kane grumbulluar ne duart e tyre, ate qe na takon te gjitheve ne.
Ligj NESARA nese ndodh globalisht duke vendosur G perpara dhe quhet GESARA dhe besojme e shpresojme se drejt asaj po shkon planeti, mes ketij planeti edhe ne. Trump se bashku me Patriotet ose Kapelet e bardha , sic quhen apo sic lexojme neper publikime te ndryshme Q, po shkojne drejt asaj, pra drejt realizimit te GESARA.
Nuk e dime sa do tia arrijne, por ketu donim tiu pyesnim, nese kjo ekziston dhe eshte gjithcka e vertete, si mendoni pse te mos jemi pozitiv dhe te dergojme energji pozitive tek ata qe po e bejne kete gje….?
A ka njeri qe nuk deshiron te ndodhi kjo?
Le te heqim ato 13 familje , si edhe ata qeveritare qe kane zbatuar planet e tyre, bankiere, gjyqtare…ja e zeme se jam 100 mije njerez, ja dhe me shume 200 mije boterisht , ja 500 mije veta, por te tjeret qe jane miliarda njerez, a eshte e mundur te mos duan dicka te tille…?
E di shume veta kur te lexojne kete shkrim do me hidhen e do te kundershtojne e do te shkruajne , por ska problem mos haroni kjo eshte edhe menyra, se si secili nga ne e percepton kete gje, si edhe jeten e tij…
Nuk po ju themi shkoni dhe germoni ne ndonje mal te kerkoni mos gjeni flori , thjesht ju themi te lexoni dhe perceptojeni kete gje. Ne jemi te lire , jemi krijues , mundet te bejme cfare te duam, prandaj lejojeni veten tuaj te mendoje pozitivisht dhe pa pengesa.
Eshte ne doren tone te realizohet , nuk eshte ne doren e askujt. Prandaj le te qendrojme pozitive dhe te ndjekim me interes zhvillimet e fundit dhe mos haroni, ne jemi me shume se ajo qe kemi menduar, se jemi !