Home Bota Goditi kamarierin që u përpoq ta largonte pasi ngacmoi disa vajza, i riu pendohet keq, situata i del nga duart

Goditi kamarierin që u përpoq ta largonte pasi ngacmoi disa vajza, i riu pendohet keq, situata i del nga duart

nga Parler Albania

Një përleshje fizike mes një kamerieri dhe një klienti ka ndodhur në një restorant në Atlanta të ShBA-së. Pamjet nga përleshja u shpërndanë në rrjetet sociale.

Një video e publikuar nga ATL Uncensored ka marrë mbi 18.000 pëlqime dhe është shpërndarë më shumë se 2.800 herë deri të hënën pasdite, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Pamjet shfaqin dy gra duke u grindur me një burrë në lokalin “Waffle House”. Pas grindjes pason përleshja mes kamerierit dhe burrit që po grindej me gratë.

Pas grindjes, kamarieri i vjen nga pas klientit dhe e kap për ta nxjerrë jashtë me forcë. Klienti e godet një herë në fytyrë, por pastaj kamarieri reagon shpejt dhe e godet disa herë burrin që po refuzonte të largohej. Videoja ndërpritet aty dhe nuk dihet qartë epilogu i përleshjes.

Ju mund te pelqeni dhe