Home aktualitet Greqia goditet nga tërmeti

Greqia goditet nga tërmeti

nga Parler Albania

Këtë të mërkurë ,një tërmet me fuqi prej 5.7 shkallësh të Rihterit e goditi Kretën e Greqisë, tha Instituti Gjeodinamik. Nuk pati raportime të menjëhershme për të lënduar ose dëme materiale.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane më herët raportoi se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë. Autoritetet egjiptiane raportuan se dridhja është ndier në disa qytete egjiptiane.

Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik, që ishte në Kretë, tha se autoritetet kanë dhënë informata të rishikuara për fuqinë e tërmetit prej 5.7 shkallësh, pasi më parë u raportua se dridhja ishte 5.6 shkallë. “Unë e ndjeva”, tha ai për televizionin grek, Skai TV.

“Fatmirësisht ishte në det. Nëse do të ishte në tokë, do të mund të kishte dëme”, shtoi ai.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 42.7 kilometrash.

Ju mund te pelqeni dhe