Home Lajme nga Rajoni Greqia vazhdon të mos lejojë kalimin në pikën e saj kufitare ,edhe pse numrin I të infektuarve ka rëne,ja kur parashikohet të hapet Kapshtica

Greqia vazhdon të mos lejojë kalimin në pikën e saj kufitare ,edhe pse numrin I të infektuarve ka rëne,ja kur parashikohet të hapet Kapshtica

nga Aida Shtino

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur për qarkullimin e udhëtarëve deri më datën 5 prill.

Greqia së fundmi ka vendosur mos bëjë lëshime duke lënë në fuqi të njëjtin vendim e tashmë prej disa muajve.

Që prej fillimit të pandemisë Greqia mori masat për ndalimin e qarkullimit në pikat kufitare. Për Kapshticën lejohej një numër i limituar udhëtarësh, 300, por më pas në një vendim të dytë e ndaloi.

Lejohet vetëm dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë nga ora 06:00 deri në 22:00. Kësaj radhe ka një ndryshim në vendim, pasi tashmë për këtë fashë orari dhe drejtim lejohen jo vetëm këmbësorët, por edhe gjithë kategoritë e mjeteve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Ju mund te pelqeni dhe