Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur i revoltuar lidhur me ilaçet që tregtohen në vendin tonë. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Manjani akuzon institucionet përkatëse se po shiten medikamente që nuk kanë asnjë lloj efekti shërues, po e përdorin si alternativë për qëllimet e tyre vetjake.
Ai vë në dukje se çmimi i ilaçeve në Shqipëri është më i ulët krahasuar me të njëjtat ilaçe perëndimore për vetë faktin se nuk kanë asnjë lloj efekti shërues madje japin edhe efekte të dëmshme anësore.
Postimi i Plotë nga Ylli Manjani
O kriminelë!
Të organinuar madje!
Hapni tregun! Lejoni farmacitë të shesin ilaçe perëndimore. Ilaçe që bëjnë efekt, jo pisllëqe që medemek kushtojnë pak!!!
Se nuk ka asnjë llogjikë që ilaçi që blihet 15 euro në Europë të kushtojë 3 euro në Shqipëri! Qartësisht nuk është i njëjti ilaç!!!
Më tej akoma, ilaçi që qeveria vetë e pranon me çmim reference 20 euro, na u shitka në farmaci me 4 euro!!! Me çfarë vaji e uthulle hahet ky mashtrim!
Sigurisht që ai që shitet në farmaci nuk është ilaç, por VJEDHJE me MASHTRIM! Pasoja është kriminale.
Pa folur këtu për trajtimin çnjerëzor kolektiv që stimulohet nga mosmenaxhimi i efekteve anësore dhe moslejimi i formave alternative të marrjes së
medikamenteve. (Ilaçet nuk serviren vetëm në tableta sot…)
Doni krim shtetëror, këtu e keni.
Me miliona euro përfitime.
Nuk blejmë dot gjithmonë e çdo gjë jashtë shteti, dreqi e mori!