Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar pas aludimeve në media se hedhja e gazitlotsjellës gjatë koncertit të Goran Bregoviç në Korçë, ka qenë e organizuar prej tyre.
Përmes një postimi në facebook, LVV distancohet nga ky akt dhe thekson se qëndrimet e tyre për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.
Njoftimi i plotë i LVV Shqipëri: Sqarim për opinionin publik
Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021