Home Lajme nga Vendi Hetimi i 5 grave të kthyera nga Siria, Armand Ali me tone të ashpra: SPAK të hetojë dhe 2 policët e Tahirit bashkë me noterin falsifikator të firmës së gruas së Shkëlzen Dumanit

Hetimi i 5 grave të kthyera nga Siria, Armand Ali me tone të ashpra: SPAK të hetojë dhe 2 policët e Tahirit bashkë me noterin falsifikator të firmës së gruas së Shkëlzen Dumanit

nga Parler Albania

“Meqenese SPAK qe heton antikorrupsionin do filloje urgjentisht hetimin ndaj 5 grave te sapo kthyera nga Siria, ne keto hetime duhet te perfshine patjeter edhe dy policet e aeroportit te Rinasit ne vitin 2014 te cilet mundesuan kalimin pa probleme te Shkelzen Dumanit (Allahu e meshirofte) dhe dy femijeve te tij. Emrat e tyre i kane ne dosjen e famshme te “xhihadisteve” por as prokurorja “e hekurt” Imeraj dhe as turpi (trupi) gjykues nuk i thirren e as nuk i permenden gjate gjithe seancave gjyqesore.

Madje SPAK duhet te hetoje edhe se kush ishte ai noter i cili pregatiti dokumentin e nevojshem me firmen e bashkeshortes se Shkelzenit sipas se ciles jepej leja qe ata dy femije te udhetonin jashte Shqiperise vetem me babain e tyre.

SPAK duhet te hetoje faktin se perse u denua Orion Reçi vetem pse Shkelzeni fjeti nje nate ne shtepine e tij bashke me dy femijet por nuk u denua as ai noteri i famshem dhe as dy policet e Saimir Tahirit qe ndihmuan ne kete histori”, shkruan ish-Imami i Unazës së Re, Armand Ali.

Ju mund te pelqeni dhe