Home aktualitet Hidhen në sulm deputetët e PD-së/ Kushtet janë skandaloze në spital, rrezik jeta e krujanëve

Hidhen në sulm deputetët e PD-së/ Kushtet janë skandaloze në spital, rrezik jeta e krujanëve

nga Parler Albania

Deputetët e Partisë Demokratike hidhen në sulm për kushtet skandaloze që gjenden momentalisht pacientët e shtruar në Krujë. Kjo pasi, sipas tyre, kushtet ku pacientët marrin serum janë skandaloze.

Deputetet e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi kanë folur për helmimin masiv të qytetarëve në Krujë ku nga të dhënat e para dyshohet se ka ardhur si pasojë e ujit të pijshëm.

Gjatë fjalës, Orjola Pampuri tha se jeta e shqiptarëve është cenuar nga tenderat korruptivë të Edi Ramës i cili gjatë fushatës inauguroi ujësjellësin në këtë zonë. Gjithashtu deputetet e opozitës njëzëri kërkuan që Prokuroria të reagojë për të sqaruar qytetarët lidhur me këtë çështje.

Helmimi masiv në Krujë, flasin nga spitali deputetet e PD-së:

Nuk e di në cilën sallë ka hyrë ministrja e ftoj që të hyjmë në urgjencë dhe të shikojmë kushte, nëse për ministren janë normale nuk e komentoj këtë pjesë. Problemi është që brenda familjes nuk janë të sëmurë gjithë familja, nga një familje 5 anëtare 3 janë të sëmurë dhe 2 jo. Nuk kemi asnjë përgjigje nga prokuroria”, tha Merita Bakiu.

“Kushtet linin shumë të dëshiruar. Nuk keni arsye tyë vendosni në dyshim asgjë. Uji është ajo që Rama e inauguroi gjatë fushatës atë tenderin korruptim, kushtet janë ashtu dhe më keq. Kushtet kur të sëmurët po marin sorum janë skandaloze, të thermi realitetin. Sot është prekur jeta e shqiptarëve për korrupsionin e qytetarëve, ne na kushton shumë , nuk dua të politizoj , farë ati j korrupsioni të Ramës ka cenuar qytetarët. Sa ekipe janë për ti ndjekur keta qytetarë në shtëpi cfarë mjekimi, askujt nuk i vlen që situata është rozë kur është e I tillë sic e shihni ju. Le ti themi gjërta sic janë”, u shpreh Orjola Pampuri.

Ju mund te pelqeni dhe