Home Sporti Hidhet shorti i Europa League, ja skuadrat rivale për futbollistët shqiptarë

Hidhet shorti i Europa League, ja skuadrat rivale për futbollistët shqiptarë

nga Parler Albania

Është hedhur sot në Stamboll, shorti për fazën e grupeve të kompeticionit evropian për klube, Europa League. 32 skuadra të ndara në grupe, do të luftojnë për të siguruar një vend në fazën tjetër, atë të 1/16.

Nga 8 grupet e përcaktuara, grupi D shihet si më i forti, ku ndërmjet tyre do të përballen skuadra jo pak të rëndësishme në Europë, si Olimpiakos, Frankfurt dhe Fenerbahçe.

Në këtë kompeticion, luajnë edhe disa shqiptarë, ku Lazio i Strakoshës dhe Hysaj bën pjesë në grupin E, dhe do të përballet me Gallatasarajin, Marsejën Lokomotivën e Moskës.

Një short deri diku i pranueshëm për Ferencaroshin e mesfushorit shqiptar, Myrto Uzuni. Hungarezët bëjnë pjesë në grupin G, dhe rival kryesor do të kenë gjerman e Bayer Leverkusen.

Napoli do të ketë një përballje të vështirë në grupin C me anglezët e Leicester, teksa nuk duhen nënvlerësuar edhe 2 ekipet e tjera si Spartaku i Moskës ku bën pjesë shqiptari Jurgen Çelhaka dhe Legia e Varshavës ku aktivizohet Ernest Muçi.

Grupet e Europa League

Grupi A:

Lion, Rejnxhërs, Sparta e Pragës, Brondbi

Grupi B:

Monako, PSV, Real Sosiedad, Shturm Graz

Grupi C:

Napoli, Lestër, Spartaku i Moskës, Legia e Varashvës

Grupi D:

Olimpiakos, Ajntrakt Frankfurt, Fenerbahçe, Antuerpen

Grupi E:

Lacio, Lokomotiva e Moskës, Marseja, Gallatasaraj

Grupi F:

Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland

Grupi G:

Bajern Leverkuzen, Sëlltik, Betis, Ferencvarosh

Grupi H:

Dinamo Zagreb, Genk, Uest Hem, Rapidi i Vjenës

Shorti i fazës së grupeve të Europa League

Ju mund te pelqeni dhe