Historia dhe misteri I shpellave eshte nje teme qe e ka shoqeruar gjithmone kureshtjen tone. Sa here ne ndeshemi me nje shpelle menjehere hyjme instiktivisht ne nje bote tjeter ,ku sa me shume te futemi aq me teper hyjme ne tisin e holle e te padukshem te asaj bote te panjohur qe perben misterin…thone se kur hyn per here te pare ne nje shpelle bashke me friken drejt te panjohures, mer me vete edhe nje pjese te energjise qe ka te mberthyer ne vetevete ajo shpelle. Pyetja qe gjithmone I bejme vetes eshte si jane rijuar keto shpella , qe ne vetevete duken si tunele por disa here fshehin Brenda vetes deshmi e fakte qe ne nuk e dime nga cila kohera vijne…

Shpegimin shkencor per krijimin e shpellave do te mundet te na I japin me mire ata qe meren me studimin e tyre dhe ne kete rast ata do te na tregonin se shumica e shpellave jane krijuar nga gërryerja e ujit që i bënë shtresave të ngurta e të forta sic eshte guri. Uji që pikon si reshje në tokë nganjëherë I zhbiron e i çan gurët. Kështu krijohet një vrimë e vogël e cila shërben si hyrje. Me ndihmën e dyoksidkarbonit që gjendet në ajër, shpesh uji thartohet. Kjo sasi e thartirës e gërryen më tej gurin. Me kalimin e kohës, uji hynë ne sasi te medha dhe fillon të rrjedhë e të zgjerojë shpellën.

E cuditshme eshte se hyrja tek disa shpella është vertikale apo pingule. Kjo vjen si shkak i shembjes së kulmit të shpellës. Përndryshe, hyrja e shpellave krijohet në shtresa të varrura në shkëmb dhe shpesh nga hyrja del një rrjedhë uji. Gjithsesi shpellat edhe sot e kesaj dite jane te pazbuluara dhe secila prej tyre mbart nje mister me vete. Shqiperia per shkak te relievit malor eshte nje vend ku shpellat zene nje vend te rendesishem. Por cilat jane disa nga shpellat e zbuluara deri me sot? Cfare eshte gjetur ne to?