Home aktualitet Homazhe për dëshmorët/ Patriotët e Enverit mbajnë në duar foton e tij

Homazhe për dëshmorët/ Patriotët e Enverit mbajnë në duar foton e tij

nga Parler Albania

Një grup nostalgjikës të Enver Hoxhës kanë zhvilluar sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, duke mbajtur në dorë portretin e ish-diktatorit.

Ata kanë thuruar lavde për ish-diktatorin, duke thënë se ai është figura më e rëndësishme në vendin tonë, pas Skënderbeut.

“Është kapitulli më i rëndësishëm pas Skënderbeut, Enver Hoxha Skënderbeu, politikanët e sotëm janë një çorbë, nuk e di se kush është më i mirë dhe kush është më i keq”, u shpreh një prej nostalgjikëve.

Ndërkohë që mendimet e të tjerëve vijojnë:

Enveri është udhëheqësi jonë, i bëri njerëz shqiptarët. 

Ky ka qenë ajka e kombit, ky është pas Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur homazhe në “Varrezat e dëshmorëve” nga krerët më të lartë të shtetit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Sot shënohen 77 vite nga çlirimi i vendit, datë që festohet gjithnjë e ndarë nga forcat politike në vendin tonë. PD kryen homazhe për Pavarësinë dhe çlirimin në të njëjtën ditë që është data 28 Nëntor, ndërkohë që të majtët përkujtojnë dy data.

Ju mund te pelqeni dhe